Charlize Theron ka folur për varësinë ndaj drogës dhe alkoolit që kishte para disa vjetësh.
Ajo tha se gjeti paqe me veten vetëm pasi mbushi 40 vjet, kur u përball me drogën dhe bëri terapi kundër varësisë ndaj alkoolit alkoolit, transmeton albinfo.ch.
Gjatë një interviste për “Marie Claire” aktorja 43-vjecarja rrëfeu se e ka ndier presionin e jetës duke udhëtuar nëpër botë dhe duke marrë drogë.
Charlize pranoi se duke bërë ato gjëra, ka mësuar shumë, prandaj sot është e gatshme të jetojë e qetë me fëmijët pa u penduar për të kaluarën.
“Në të 20-at e mia përjetova e të vërtetë shumë gjëra të ndryshme, duke dashur të udhëtoj botën, të drogohem, të udhëtoj në Turqi për katër muaj me një çantë shpine … dhe bëra gjithçka, kështu që në kohën kur unë u bëra me fëmijë, isha me të vërtetë gati”, tha aktorja e famshme.