Një veturë mjaft e veçantë për pak muaj ishte “për vizitë” në Kosovë. Është fjala për automobilin Chevrolet Superior Sedan i prodhuar në vitin e largët 1926.
Vetura është e një pronari shqiptar, i cili shpesh i bie veturat e vjetra në Kosovë për kontroll teknik, raporton “Klan Kosova”.
Vetura është mjaft speciale, derisa kishte shkuar në Zvicër më 1929, përcjell albinfo.ch.
Pronari shqiptar është i pasionuar pas veturave të vjetra, që janë shumë të veçanta.