16 milionë gjermanë janë prekur nga një sulmi kibernetik, njofton të martën Agjencia Kombëtare e Sigurisë.
Hakerat kanë arritur të vjedhin fjalëkalimet dhe detajet e tjera të 16 milionë gjermanëve.
Sipas Zyrës Federale të Sigurisë hakerat kanë infektuar miliona kompjuterë të lidhur në internet me një software. Të dhënat zakonisht përmbajnë një adresë e-maili dhe një fjalëkalim. Hetuesit dhe prokurorët do të duhet t’ia kalojnë të dhënat Agjencisë Kombëtare e Sigurisë.
Siç raportojnë mediat gjermane, Agjencia Kombëtare e Sigurisë ka krijuar një uebsajt, ku njerëzit mund të kontrollojnë nëse kanë qenë viktima të këtij sulmi apo jo.
Gjermania është hera e parë që preket nga një sulm i përmasave të tilla .