Tifozët bëjnë çmenduri për skuadrat e tyre të zemrës dhe janë në gjendje të sakrifikojnë çdo gjë.
Një i tillë dhe shumë i veçantë është Ukë Krasniqi. Ai nuk pret flokët që 16 vjet, kur vendosi se nuk do t’i presë, derisa skuadra e Liverpoolit të shpallet kampion, shkruan albinfo.ch.
Këtë vendim ai e mori në vitin 2003, por nuk ka pasur fat të mirë, sepse Liverpooli pret që 29 vjet të shpallet kampion i Anglisë.
Krasniqi njihet si tifoz i flaktë i “Të Kuqve” dhe shpesh herë ka shkuar në stadium për t’i përkrahur.
Storia e tij kishte bërë bujë edhe në Angli, madje, ishte i ftuar edhe nga mediat angleze për të rrëfyer historinë e tij.
Kur kanë mbetur edhe dy xhiro drejt fundit, Manchester City ka një pikë më shumë se Liverpooli.
Ndoshta Xherdan Shaqiri do t’ia plotësojë këtë dëshirë tifozit shqiptar nga Prishtina.


