Sot është mbajtur Gjysmëmaratona Ndërkombëtare “Prishtina 2019”, ku si zakonisht triumfuan garuesit nga Kenia.
Në Gjysmëmaratonë mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me gruan e tij. Haradinaj ka vendosur që të vrapojë me fanellë të Liverpoolit, përkatësisht të yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
Haradinaj është i njohur për aktivitetet e tij sportive, derisa u ka bërë thirrje edhe të tjerëve që të marrin pjesë në këtë garë shumë të veçantë.
Në fund ishin edhe shpërblimet për fituesit. I pari doli Hoseat Kiplagat Tuei, ndërsa i dyti bashkvendasi i tij, Kipruto Kibire. Kurse, i treti Yoseef Sbaai.
Ndërsa tek garuesit vendor ishte Tiron Mamusha, ai i cili doli i pari në disiplinën 21 kilometra.
Edhe në kategorinë e femrave ishte atletja nga Kenia ajo e cila zuri vendin e parë.
