Disa ditë stacione autobusësh dhe trenash e aeroporte do të jetë nën presion të madh për shkak se tradita kërkon që kinezët të presin në shtëpitë e tyre dhe me familjet e tyre Vitin e Ri kinez.
Edhe pse është ndërtuar infrastruktura e re, kapacitetet e transportit të Kinës ende nuk mund t’u përgjigjen plotësisht kërkesave gjatë kremtimit më të madh vjetor në Kinë, ku këtë vit bie më 31 janar.
Numri i udhëtimeve individuale llogaritet të jetë 200 milionë më shumë se vitin e kaluar.