Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, po vazhdon suksesin e madh, sidomos me këngën e fundit “Me!”, që e publikoi ditë më parë.
Aktualisht kënga numëron më shumë se 65 milionë klikime, por hyri në histori që në orët e para të publikimit.
Për herë të parë në Youtube, një video ka marrë më shumë se 10 milionë klikime në vetëm dy orë. “Kjo është një këngë për përqafimin e individualitetit dhe zotërimin e saj”, tha këngëtarja, përcjell albinfo.ch.
Këngën e saj mund ta dëgjoni duke klikuar këtu.