Duket sikur karotat janë përbërës të rëndësishëm të ushqimeve të zviceranëve.
Sipas raportit vjetor të Statistikave për Perimet, 71718 tonë karrota u konsumuan në Zvicër gjatë vitit 2018, përcjell albinfo.ch.
Vitin paraprak zviceranët konsumuan 7.9 kilogramë karota për kokë banori, kurse në vitin 2018 kjo përqindje u rrit në 8.4 kilogramë.
Pas karotave, si perime më të konsumuara dalin të jenë domatet, duke u pasuar nga specat, kastravecët e lloje të tjera.