Brenda vetëm një dite u riatdhesuan në aeroportin e Rinasit ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, 36 shtetas shqiptarë me avion ‘charter’.
Kjo shifër i bashkohet listës së gjatë të qytetarëve, që duke shkelur rregullat e lëvizjes së lirë në zonën ‘Shengen’, janë kthyer në Shqipëri duke kapur vlerën e 2800 shtetas që nga 1 janari 2019.
Personat e riatdhesuar janë deportuar kryesisht nga Franca, Holanda dhe Belgjika, transmeton ‘Scan’.
Policia e Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë shtetasve që përpiqen të shkelin kushtet e zonës së lirë ‘Shengen’ apo që kërkojnë azil, se shanset janë zero, duke qenë se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht kësaj shumë shtetas shqiptarë vazhdojnë të shohin emigrimin si zgjidhje të vetme, duke parë kushtet e vështira të jetesës.