Dhjetëra studentë shqiptarë nga Zvicra kanë marrë pjesë në një bashkëbisedim në Santa Cristina Gela të Sicilisë, shkruan albinfo.ch.
Për ngjarjen kanë njoftuar nga Ministria e Diasporës në Shqipëri.
“Dyzetë studentë shqiptarë nga Zvicra, të gjithë pjesë e gjeneratës së dytë të emigrantëve shqiptarë, duke bashkëbiseduar në Sallën e Bibliotekës bashkiake të ngulimit shqipfolës të Sëndastinës (Santa Cristina Gela) në Sicili”, thuhet në njoftimin e tyre.
