Në fillimin e muajit prill një shqiptar 24-vjeçar vdiq në përpjekje për të ndihmuar në riparimin e një veture në autostradën zvicerane.
24-vjeçari së bashku me një shqiptar tjetër i kishin dalë në ndihmë personit në autostradën A1. Fatkeqësisht edhe shqiptari tjetër tani ka vdekur, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ka ndodhur në A1 në Oberbüren SG, më 3 prill 2019, shkruan “20 Minuten”. Tani njoftohet se edhe viktima e dytë, një shqiptar 50-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ka jetuar në Gjermani, ka ndërruar jetë në spital.
Një informatë të tillë e ka publikuar policia e St. Gallenit. Tani do të hetohet se deri në ç’masë kjo vdekje ndërlidhet me aksidentin.