Një video në Kinë tregon shpërthimi e një veture elektrike të prodhuar nga Tesla.
Ngjarja ka bërë xhiron e botës, teksa makina ishte e parkuar dhe zëdhënësi i Teslas në SHBA, tha se është dërguar një ekip në Shangai, pas publikimit të videos që tregon shpërthimin, transmeton “TCH”.
Videoja u botua në rrjetin social popullor Weibo, i shoqëruar nga hashtag #AutocombustionTesla” dhe tashmë ka arritur mbi 22 milionë shikime, përcjell albinfo.ch.
Në imazhet mund të shihni tymin e bardhë që del nga një model i parkuar i Tesla S, para se një shpërthim i fortë të përfshijë automjetin.
Pastaj, makina e djegur vazhdon të digjet.
https://www.youtube.com/watch?v=kzsmwkK_SiY