Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në Tiranë, në Fushë-Krujë, por edhe zonat përreth tij.
Sipas EMSC, lëkundjet janë regjistruar rreth orën 10:58 minuta, raportojnë mediat shqiptare.
Tërmeti ishte 3.8 ballë i shkallës Rihter me epiqendër në Fushë-Krujë dhe me një thellësi 10 km, përcjell albinfo.ch.
Më herët, lëkundje janë regjistruar paraditen e sotme edhe në Krujë e Hamallaj të Durrësit.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.