Polymanga, një nga ngjarjet më të mëdha të Zvicrës për kulturën pop, video games dhe manga, ka festuar edicionin e saj të 15 në Montreux, përcjell albinfo.ch.
Ky festival ka tërhequr rreth 42,000 vizitorë vitin e kaluar.
Përveç koncerteve, shfaqjeve filmike, turne të lojërave dhe karaoke, tifozë në Polymanga, gjithashtu mund të tregojnë kreativitetin e tyre në ngjarjet cosplay. Në cosplay, tifozët vishen në kostumet e personave të njohur nga kultura pop, sidomos në botën e komikëve, përcjell albinfo.ch.
Një sërë figurash janë vërejtur këtë vit në Qendrën e Muzikës dhe Konventës Montreux me pamje nga Liqeni i Gjenevës.
Ngjarja më e madhe e Zvicrës për kulturën e pop-it, Fantasy Basel – Comic Con, zhvillohet këtë vit nga 3-5 maj.