Parashikimi për vitin 2014 është plot premtim.
Llogaritur nga Instituti Ekonomik i ETH-së në Zürich, barometri ekonomik KOF është ngritur në dhjetor nga 0.1 në 1.95 për qind.
Ky ishte niveli më i lartë i arritur që nga korriku 2011, thonë në KOF.
Barometri ka sinjalizuar një rritje të mëtejshme të Bruto Produktit të Brendshëm të Zvicrës (PBB).
Rritja e industrisë është bazuar në konsumin dhe eksportet. Në të kundërtën, treguesit për industrinë e ndërtimit dhe të industrisë bankare nuk janë favorshëm për vendin.
Sipas KOF pritet “zhvillim disi më i ngadaltë” në këto dy sektorë në Zvicër. Ekonomistët kanë parashikuar një rritje të ekonomisë zvicerane prej 2.0 në 2.6 për qind në vitin 2014.