Shifrat rekord tregojnë se besimi në mesin e ndërmarrësve të rinj është kthyer, thuhet në platformën startups.ch.
Pikërisht janë regjistruar 40.829 firma të reja, shifër që korrespondon me një rritje prej 3.7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Sidomos në kantonin e Cyrihut janë regjistruar më shumë firma të reja. Bëhet fjalë për 6.7 për qind, ose 445 më shumë firma të reja.
Kantonet në kufi kanë përfituar nga ndërmarrësit e vendeve fqinje që kanë përfituar nga kushtet e qëndrueshme ekonomike në Zvicër. Sipërmarrësit italianë ishin përqendruar në Ticino të Zvicrës për shkak të pasigurisë ekonomike dhe politike në vendin e tyre. Numri i kompanive të reja të regjistruara u rrit me 14.7 për qind, në 3207.
Në Francë politika me taksat i kishte detyruar sipërmarrësit të lëvizin në drejtim të Zvicrës. Nga kjo gjendje kishte përfituar Gjeneva, ku me 3346 kompani të saporegjistruara rezultoi në një rritje prej 6.2 për qind.