Interesante është se Barcelona ka më së shumti tifozë në Indonezi, 4.73 milionë, pastaj në Meksikë ka 35 milionë pëlqime, Brazil 2.5, SHBA 2.12 dhe 1.75 milionë pëlqime në Turqi.
Katalonasit kanë numrin më të madh të përkrahësve në kryeqytetin egjiptian Kajro, me 746 mijë, pastaj në qytetin Mexico City 666 mijë, në kryeqytetin indonezian Xhakartë me 623 mijë, në kryeqytetin peruan Lima 481 dhe kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota, ku “Barca” ka 420 mijë tifozë.
“Ne jemi veçanërisht krenarë për këto shifra. Ka pak punë për të mbledhur 50 milionë miq në gjithë botën”, tha përfaqësuesi i Barcelonës, Didak Lee.
Rivali më i madh i katalanasëve, Real Madrid, ka zënë vendin e dytë me 46.7 milionë “miq” në “Facebook”.
Manchester United vjen i treti me radhë me 39 milionë tifozë, e ndjekur nga rivali i tij, Chelsea, me 21 milionë, ekipi italian Milan me 19 milionë dhe Arsenali 18 milionë “miq”.
Është interesante se yjet e futbollit, si argjentinasi Lionel Messi dhe ai i Realit, portugezi Cristiano Ronaldo, kanë shumë më shumë “miq” se klubet e tyre. Kështu, Ronaldo ka 69 milionë tifozë në
Facebook, ndërsa Messi 52 milionë. Megjithatë, yjet e muzikës kanë njerëz më shumë që i «pëlqejnë» në «Facebook», ku vendin e parë e ka Rihana, me 82 milionë. Më pas vijnë Eminem dhe Shakira me 80 dhe 77 milionë “friends”.