Comparis, një shërbim krahasues i çmimeve që vepron nëpërmes internetit, thotë se ndërrimi i abonimeve të telefonave do të ishte shumë i vlefshëm për shumë përdorues telefonash mobilë.
Përafërsisht 100 franga japin më shumë përdoruesit e telefonave celularë në muaj për një telefon “smartphone”, thotë Comparis në bazë të një studimi që ka realizuar me 3000 klientë.
“Konsumatorët mund të shpëtojnë mesatarisht gjysmën e shpenzimeve me telefona mobilë”, thotë eksperti i telekomit të Comparis, Ralf Beyeler. Një miliard e gjysmë më shumë se vitin e kaluar kanë shpenzuar përdoruesit e telefonave mobilë.
Ofertat paushalle pothuajse janë trefishuar. Shumica e përdoruesve të telefonave mobilë tani kanë një smartphone, duke dëshiruar internet të pakufizuar.
Me qasjen e nevojshme dhe shpejtësinë e internetit në telefona mobilë shumica e të anketuarve nuk janë me të vërtetë të kënaqur. Të tre ofruesit e mëdhenj, Swisscom, Sunrise dhe Orange, nuk kanë marrë, sipas këtij studimi, vlerësim të mjaftueshëm” ( 4.1 )
“Operatorët mobilë me të vërtetë duhet të bëjnë gjithçka për të shtuar cilësinë e mirë të rrjetit dhe shpejtësisë së lartë”, thonë në Comparis.