92% e votave të zgjedhjeve të sotme në Maqedoni janë numëruar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Sipas mediave maqedonase kandidati Stevo Pensarovski që po kryeson ngusht me kandidaten e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska.
Pensarovski ka për momentin 42.62% vota ndërsa Siljanovska 42.46%.
Kandidati shqiptar Blerim Reka sipas mediave maqedonase ka vetëm 10.60% të votave.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, doli para gazetarëve në një konferencë së bashku me kandidatin për president të partisë së tij ku tha se shqiptarët dhanë mesazhin e tyre sot në zgjedhje ku dëshmuan me votë se janë të pakënaqur.