Së paku 207 persona kanë humbur jetën dhe 450 janë lënduar nga shpërthimet në kishat dhe hotelet e Shri Lankës, njofton policia.
Së paku tetë sulme janë raportuar. Tri kisha në Negombo, Batticaloa dhe Colombo kanë qenë shënjestër e sulmeve gjatë festës së Pashkëve, shkruan bbc, përcjell në shqip albinfo.ch.
Shangri-La, Kingsbury, Cinnamon Grand dhe një hotel i katërt në Colombo po ashtu janë sulmuar, përcjell albinfo.ch.
Vendi është në mbikëqyrje kombëtare dhe rrjetet e mediat sociale janë bllokuar përkohësisht.
Raportimet thonë se shtatë persona janë arrestuar, por ende nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmet.