Tash e tutje do të gjobitesh nëse i jep makinës me drita fikur jo vetëm gjatë natës, por edhe në një ditë plot diell në Zvicër.
Për shoferët tashmë është e obliguar që edhe gjatë ditës ngasja e automjetit të bëhet me drita. Rregulli i ri ka për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore. Kush nuk i përmbahet këtij rregulli do të gjobitet me 40 franga.
Edhe ashtu automjetet e reja tashmë kanë kyçjen automatike të dritave që nga shkurt i 2011. Dritat duhet të fiken vetëm te automjetet e modelit të vjetër.
Vozitja me dritat gjatë ditës është një kontribut për përmirësimin e sigurisë rrugore, sidomos për pjesëmarrësit që janë të rrezikuar në komunikacion si: çiklistët dhe këmbësorët.