Mbrëmjën e kaluar gra, fëmijë e burra janë rikthyer në Kosovë nga Siria.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është bërë një punë e mirë nga ana e institucioneve kosovare që bashkëpunuan me partnerët ndërkombëtarë.
“Kthimi i mbi 100 shtetasve tanë nga Siria, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, u bë i mundur falë një pune të mrekullueshme të institucioneve tona, të cilat bashkëpunuan ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Tani është shumë i rëndësishëm trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve. Po ashtu, çdo mbështetje prej të afërmve dhe komuniteteve të tyre, të kthyerve u ndihmon të riintegrohen sa më shpejt në shoqërinë tonë. Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore dhe është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e çdo terrorizmi dhe ekstremizmi që cenon këto vlera”, ka shkruar Thaçi.