Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në Stamford, Connecticut të SHBA-së, kanë zgjedhur Kryesinë e re të kësaj shoqate.
Mëhill Velaj u zgjodh kryetar, Yllka Filipi nënkryetare dhe Veneta Çallpani sekretare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa deri tash këtë shoqatë e ka udhëhequr Raimonda Moisiu. Kjo shoqatë inkurajon dhe mbështet shkrimtarë, poetë dhe artistë që prezantojnë letërsinë e Diasporës, i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes, të gjithë ata që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj.
Velaj deklaroi se kjo shoqatë do të vazhdojë të punojë për integrimin e kulturës, letrave shqipe, letërsisë, artit dhe identitetit shqiptar.
“Të respektosh do të thotë të bashkëjetosh me mendimin tuaj, të dëgjosh pa paragjykuar dhe ta pranojmë njëri-tjetrin kundrejt besimit e respektit, vlerë thelbësore në angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin mes vetit”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.