Kryeministri i Shqipërisë ka nënshkruar urdhrin nr. 76 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Qendrës së Botimeve për Diasporën” dhe Shpalljen e vendeve të lira të punës në Qendrën e Botimeve për Diasporën si dhe ngritjen e komisionit përgjegjës për rekrutimin e personelit.
Siç njofton Ministria e Shtetit për Diasporën, vendimi është lëshuar në mbështetje të pikës 3, të nenit 102, të Kushtetutës dhe janë hapur mbi 10 vende të lira të punës.
Qëllimi i Qendrës së Botimeve për Diasporën është që përmes botimit të teksteve shkollore, teksteve të tjera dhe burimeve dixhitale të përkrahë zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës, prejardhjes së kulturës si dhe njohjes me trashëgiminë dhe thesarin kulturor, natyrore dhe historik kombëtar shqiptar.