Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, në shumë shkrime të fundit ka folur hapur për problemet e saj me ankthin dhe shëndetin mendor, por së fundmi zbuloi se vuan nga çrregullimi bipolar.
Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se bipolariteti e sëmurë dhe e bën të paaftë për të punuar ndonjë herë, por për këtë ajo nuk ka turp, përcjell albinfo.ch.
“Nuk e kuptoja se ndihesha e sëmurë. Nuk doja të dilja nga shtëpia ose të qëndroja me njerëz. Tani e kuptoj pse”, ka shkruar Bebe në Instagram. Ajo po ashtu paralajmëroi këngën e re.