Skip to content

Pa mësim të gjuhës s’ka integrim

Duke mësuar „Sprechen sie Deutsch“ dhe „Lernen lohnt sich“ shteti paguan ata që duan ta mësojnë gjermanishten

Kështu, duke filluar nga muaji janar i vitit  2014 mësimi i gjermanishtes në kantonin e St. Gallen-it përkrahet nga shteti me 400 franga për 40 leksionet e para.

Kantoni, qyteti dhe komunat mbështesin kursin e gjermanishtes deri në nivelin B1 të njohjes së gjuhës. Që konsiderohet njohje e majftueshme gjuhës gjermane për të komunikuar.

Nga ky sistem i i ri financiar, mund të përfitojnë të gjithë qytetarët e St. Gallenit, njofton përmes një letre të dërguar  për media në adresë të albinfo.ch departamenti i integrimit me në krye Peter Tobler.

Aplikuesit që dëshirojnë të vizitojnë shkolla për mësim të gjuhës gjermane, duhet të kenë leje qëndrimin e rregulluar B, C, F, L, S ose të kenë shtetësinë zvicerane.

Ndërkohë që vijimi i kursit kushtëzohet në njërën nga shkollat e njohura nga shteti. Gjithashtu të ardhurat vjetore të deklaruara për tatim nuk guxojnë ta kalojnë shifrën mbi 55 mijë si person i vetëm ose të jenë nën 70 mijë frënge tek familjet.

Formularët për aplikim mund të shkarkohen online në faqen zyrtare të kantonit. Ku mes tjerash udhëzimet e radhës se si duhet vepruar në rast të aplikimit, mund ti gjeni të përkthyera edhe në gjuhën shqipe.

B. Dalipi