Futbollisti kosovar Edon Zhegrova është deklaruar pas ndeshjes së djeshme mes ekipeve Basel-Grasshoppers, që përfundoi me barazim.
Zhegrova ka premtuar se do të punojnë më shumë në ndeshjet e ardhshme, shkruan albinfo.ch.
“Ishim pafat sot. Do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe do të përpiqemit’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.
E përkrahja nuk i ka munguar nga kolegu i tij, futbollisti kosovar Granit Xhaka.
Xhaka e ka motivuar me fjalët “vetëm përpara vëlla”, përcjell albinfo.
Përndryshe, gjatë ditës së djeshme, në dy ndeshje të superligës zvicerane kanë luajtur 11 futbollistë shqiptarë.
