Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë Veriore ka njoftuar se fabrika e mobiljeve “Feydom” tashmë po shet produktet e saj në 14 vende të Europës, falë përkrahjes nga shteti zviceran, shkruan albinfo.ch
Ata po ashtu kanë thënë se rritja e shitjeve mundëson edhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Me përkrahjen e Zvicrës, Feydom fitoi qasje në tregje të huaja dhe tani prodhimet e tyre po shiten në 14 vende të Europës. Rritja e eksporteve krijon mundësi të reja pune për të rinjtë”, kanë shkruar nga ambasada, përcjell albinfo.ch.