Tottenhami ka arritur që ta mposhtë Manchester Cityn në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në pjesën e parë City e pati rastin ideal për të kaluar në epërsi, por Kun Aguero nuk arriti të shënojë nga penaltia në minutën e 13, transmeton Koha.net, përcjellë albinfo.ch.
E në pjesën e dytë Son Heung-Min arriti të shënojë golin e vetëm në këtë takim për t’i dhënë fitoren Tottenhamit.
Për të asistoi Eriksen.
Ndeshja e kthimit luhet më 17 prill në “Etihad”, me ç’rast do të mësohet gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve.