Ilir Zeqiri nga fshati Kopiliq i Epërm i Skenderajit u gjet humbi jetën gjatë mbrëmjes së djeshme.
Ai u gjet i vdekur në veturën e tij të djegur.
Sipas policisë, pos viktimës që punonte si taksist, e makinës së tij, u gjetën edhe dëshmi të tjera, të cilat tregojnë se mund të bëhet fjalë edhe për vrasje, raporton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe hetimet fillestare të bëra nga hetuesit e krimeve të rënda, në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës. Marrë parasysh të gjeturat fillestare në vendin e ngjarjes dhe elementet e tjera rrethanore, sipas prokurorit të rastit, hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshime për vepër penale për vrasje”, kanë thënë nga Policia.
Po ashtu, është raportuar se taksisti, i cili kishte qenë edhe luftëtar i UÇK-së, kishtë dëshmuar për rastin e vrasjes së policit Valon Goxhuli në Skenderaj.
Këtë e ka konfirmuar edhe avokatja e të dëmtuarve, Albana Kelmendi. Sipas saj, i ndjeri Zeqiri do të dëshmonte përsëri në këtë rast gjyqësor, përcjell albinfo.ch.