Në vitin zgjedhor, diskutohet gjithçka, por jo për tregun e punës. Konfederata regjistroi 2.7 për qind të papunë në shkurt të këtij viti, shkruan ‘Blick’.
Për fat të keq, shkalla e papunësi është rritur tek të moshuarit, apo mes 55 dhe 64-vjeçarët, përcjell albinfo.ch.
Njerëzit më të moshuar janë më të ndjeshëm ndaj papunësisë sesa më parë. Dy efekte po e nxisin këtë. Së pari, fondet e pensioneve janë nën presion. Prandaj, është më e vështirë të dërgosh punëtorë të moshuar në pension të parakohshëm.
Dhe, së dyti të moshuarit janë të punësuar më shpesh në firmat e përkohshme. Ata shpesh nuk kanë zgjedhje.
Personat që kanë kaluar moshën 50-vjeçare e kanë të vështirë të gjejnë punë dhe tregu i punës është bërë më i vështirë për ata.
Gjithsesi sindikatat bëjnë thirrje që të mos pushohen punëtorët e vjetër sepse po rritet papunësia tek të vjetrit dhe ata që janë para pensionit.