Skip to content

Sa fitojnë nxënësit që punojnë në Zvicër

Kjo është sa fiton një nxënës në Zvicër, në varësi të profesionit të tij apo të saj dhe të vitit të mësimit

Departamenti i Çështjeve Ekonomike të Kantonit të Cyrihut ka lëshuar një listë të plotë të pagave për vitin 2019.

Ndër të tjera, ajo siguron përgjigjen sa fiton një nxënës, i cili po përfundon praktikën, shkruan albinfo.ch.

Këtu janë pagat e farmacistit, automekanikut, inxhinierit civil, mjekut kryesor, asistent dentar, luleshitës, kopshtar, mamisë, mësuesit e çerdheve, kuzhinierit, mësuesit, shoferit të kamionit, piktorit, kasapit, oficerit të policisë, pastorit, deri tek shoferi i taksisë dhe shumë më tepër, shkruan tutje albinfo.ch.

Kështu një automekanik në vitin e parë fiton 600 franga në muaj, në vitin e dytë 750 dhe të tretin 950.

Furrtari fiton 800 franga në vitin e parë 800 franga, 900 në vitin e dytë dhe 1100 në të tretin.

Floktari fiton 500-700 franga në muaj, 600-800 në vitin e dytë dhe 700-1000 në të tretin, përcjell tutje albinfo.ch.

Luleshitësi fiton 550 franga në muaj në vitin e parë, 700 në vitin e dytë dhe 900 në vitin e tretë.

Piktori fiton 500-650 franga në muaj në vitin e parë, 700-900 në vitin e dytë dhe 1200-1600 në vitin e tretë.