Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj.
Madje ajo flet me krenari për vendin nga vjen.
E ftuar në emisionin e famshëm amerikan “The Jonathan Ross Show”, Rexha pohoi se flet gjuhën shqipe dhe e viziton Shqipërinë së bashku me prindërit e saj, shkruan oranews, përcjell albinfo.ch.
Këngëtarja u shpreh se e mikson gjuhën shqipe me anglishten, duke dhënë edhe një shembull.
“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”, tha ajo në shqip.
Rexha po arrin sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.
Së fundmi ajo publikoi këngën “Last Hurrah” që u prit shumë mirë nga publiku dhe po rezulton shumë e suksesshme.