Agjencia amerikane për studimin e hapësirës, NASA, testoi motorin raketor RS-25. Këtë motor, NASA synon ta përdorë për ekspeditat e saj në Hënë.
Në një njoftim të NASA-s thuhet se motori RS-25, i cili është planifikuar të lansojë një raketë në Hënë, u testua në qendrën hapësinore Stennis në Misisipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Testimi i sistemit Aerojet Rocketdyne është kryer me sukses. Tashmë RS-25 planifikohet të zëvendësojë motorin ekzistues Space Launch System.