Ndërsa vitin e kaluar për të punuar jashtë Kroacisë kishin kërkuar punë 44 mjekë. Oda e Mjekëve në Kroaci thotë se nëse ky trend vazhdon edhe vitin e ardhshëm, numri i mjekëve kroatë që do ta braktisin vendin do të shkojë nga 300 deri 400.
Rreth 400 mjekë të rinj diplomojnë në vit në Kroaci, ndërsa numri i atyre që largohen çdo vit mund të jetë i barabartë me numrin e atyre që diplomojnë. Ne kemi nevojë për të shtuar numrin e mjekëve, ngase çdo vit ka mjekë që dalin në pension.
Katarija Sekelj Kauzlaric nga Oda e Mjekëve tha se mjekët kroatë zgjodhën Gjermaninë, gati gjysma e tyre ikën në Gjermani. Pastaj vjen Britania e Madhe me 22 për qind, por janë edhe vendet skandinave që kanë pranuar mantelbardhët kroatë (Suedi me 18 për qind, Norvegjia 12 për qind).
Agjentët e huaj vazhdimisht rekrutojnë studentët kroatët të mjekësisë për të shkuar në Gjermani, Irlandë, Angli e deri në Skandinavi.