Një tjetër incident diplomatik ka ndodhur në lidhje me Kosovën e Serbinë. Kjo e fundit nuk ka pranuar të bëhet pjesë e samitit për “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, që është pritur të mbahet në Tiranë.
Siç ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, Serbia dhe OKB-ja nuk kishin pranuar që Kosova të jetë me të drejta të plota në tryezë, dhe se ishte paraparë që shteti i Kosovës të përfaqësohej nga UNMIK-u.
Matoshi e ka quajtur të pakuptimtë që në një samit ku flitet për klimën në Ballkanin perëndimor, Kosova të përjashtohet, përcjell albinfo.ch.
Derisa homologu i tij nga Shqipëria, Blendi Klosi, ka shtuar se për samitin protokolli ishte i përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.