Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, ka zyrtarizuar sot martesën me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj, shkruan albinfo.ch.
Shahini ka shpërndarë një fotografi në Facebook nga momenti i kurorëzimit në Prishtinë.
Besa Shahini, me prejardhje nga Kosova, është emëruar minstre e Arsimit në Shqipëri, kurse Dardan Molliqaj është deputet nga radhët e PSD-së në Kuvendin e Kosovës.
