Elena Avdija, në filmin me të cilin ka debutuar tematizon përkatësinë identitare të shqiptarëve të Kosovës, pjesëtarë të brezit të ri, në Francë dhe në Zvicër. Këtë synim ajo e realizon duke portretuar një numër të rinjsh të brezit të dytë, të cilët para kamerës shpalosin botën e tyre komplekse shpirtërore.
Filmi prek në vetë thelbin e problemit, dilemës e cila i mundon këta të rinj, që mund të kapërthehet brenda kësaj pyetjeje: “A është më mirë këtu apo atje?”.
Një film dokumentar me vlera të veçuara, i cili flet me gjuhën e realitetit të cilin e jetojnë mërgimtarët tanë në Zvicër dhe në Francë. Ky realitet i pasqruar në ekran i flet jo vetëm mërgatës por edhe njerëzve në vendin e prejardhjes dhe të gjithë atyre që në ndonjë mënyrë kanë të bëjnë me mërgimin.