Vetëm pak kohë më parë “Wall Street Journal” shkruante për një skenë të re të artit bashkëkohor në Lower Manhattan. Nëse para 40 viteve SoHo ishte “Hot Spot”-i i ri artistik, tash po paraqiten gjithnjë më shumë iniciativa të tilla në TriBeCa.
Kështu, për fillimin e kohës verore atje po hapet ekspozita “Equinox”, në 7 Franklin Place, e kuratuar nga Shane Townley, Cathy Condon dhe Alekjandro Don nga “New York Art Foundation”. Në këtë ekspozitë prezantohen vepra të zgjedhura të artistëve multimedialë, në mesin e të cilëve dhe Shuk Orani, Evan Sebastian Lagache, Alou Dia, Kevin Champeny, Patti Samper dhe Katerina Ganchak.
Këta artistë, në pozicionet e tyre eksperimentojnë me koncepte dhe tema që lidhen me rilindjen dhe ripërtëritjen, duke drejtuar me këtë rast vëmendjen nga potenciali i artit, që t`u shërbejë njerëzve në ciklet e tyre të ndryshme jetësore, si burim relaksues dhe rigjenerues.
Ekspozita është e hapur për vizita, nga 4 deri më 29 prill 2019, nga e hëna deri të dielën, nga ora 12 deri në orën 17.
Hapja e ekspozitës: 4 prill, 18 – 21-
Kontakti:
New York Art
7 Franklin Place, New York, NY 10013
Newyorkart.com
