Sic njofton « Reporteri » në Kosovë, Dulaku ka qenë ish-pjestar i UCK-së
34-vjeçar baba i tre fëmijëve, ka humbur jetën ditë më parë në një aksident trafiku, në Gjenevë të Zvicrës. Ai u goditë për vdekje nga një veturë derisa po kalonte rrugën për të kapur një autobus lokal.
Aksidenti ka ndodhur natën e së mërkurës të javës që kaloi, si pasojë e një ngasjeje të çmendur të veturave të cilat po bënin gara mes vete.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën shumë të frekuentuar, Rue de Lyon, në qendrën e qytetit të Gjenevës.
Autoritetet zvicerane kanë njoftuar se kanë arrestuar personat që shkaktuan aksidentin dhe të njëjtit janë ngarkuar me akuzën, vrasje e rëndë