Liverpooli shënoi edhe një fitore të rëndësishme në Premierligë në garën për titullin e kampionit.
“Të Kuqtë” mundën Tottenhamin me rezultat 2:1 në çastet e fundit, duke kryesuar në Angli për të kërkuar titullin e parë pas 29 vitesh.
Edhe në këtë ndeshje nuk u aktivizua asnjë minutë ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Ndeshja e tij e fundit është më 24 shkurt ndaj Manchester United, derisa në vitin 2019 ka pasur shumë pak minuta, shkruan albinfo.ch.
Ai ka qenë në bankën rezervë në gjashtë ndeshjet e fundit të Liverpoolit.
Tifozët e Liverpoolit janë shprehur të pakënaqur që nuk po luan Shaqiri, duke reaguar në rrjetet sociale.
Madje, është bërë e pakuptueshme pse nuk po luan ylli shqiptar.
Në 21 paraqitje deri tash për Liverpoolin në Premier Ligë, Shaqiri ka shënuar gjashtë herë.
