Një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Celinë.
Policia e ka konfirmuar rastin për mediat kosovare duke thënë se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia.
Sipas policisë viktima dyshohet të jetë një djal i moshës së re identiteti i të cilit ende nuk është mësuar.
Nga katër të lënduarit sipas policisë dy janë në gjendje të rëndë.