U largua nga Genku pasi nuk arriti të zërë vend në formacion të parë, mirëpo kjo po përsëritet edhe në Bazel.
Bazeli e ka publikuar formacionin e parë të skuadrës për ndeshjen kundër Luzernit. Në këtë ndeshje janë titullar tre lojtarë me prejardhje shqiptare, mirëpo për Edon Zhegrovën s’ka vend as në bankën rezervë.
Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova, nuk ka arritur ta fitojë një vend as në bankën rezervë për ndeshjen e Super Ligës së Zvicrës kundër Luzernit, ku do të jenë titullar Albian Ajeti, Taulant Xhaka dhe Idriz Voca.
Zhegrova nuk ishte titullar për asnjërën ndeshje të Kosovës gjatë marsit, megjithatë u inkuadra edhe kundër Danimakës, edhe kundër Bullgarisë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi të trajnerit Marcel Koller.