Njëmbëdhjetë burra që u arrestuan në Gjermani me dyshimin për planifikimin e sulmeve të mëdha, ku dyshohej se kanë rezerva të armëve dhe eksplozivëve, u liruan të shtunën, pasi nuk u gjet asnjë dëshmi, tha një zëdhënës i prokurorisë, përcjell albinfo.ch.
Burrat ishin mes moshës 22 dhe 35-vjeçare dhe ata ishin mbështetës të dyshuar të të ashtuquajturit grupi i Shtetit Islamik që planifikonte “krime serioze dhe të rrezikshme shtetërore”.
Burrat ishin kryesisht shtetas të Taxhikistanit dhe u liruan pasi dyshimet ishin të pabazuara.
Autoritetet në Evropë janë në gatishmëri të lartë që nga sulmet e fundit të xhamisë së Zelandës së Re që mbetën të vrarë 50 vetë, përcjell albinfo.ch.
Gjermania ka pasur disa sulme militante islamike në vitet e fundit, më i madhi ishte në vitin 2016, kur 12 vetë u vranë në një sulm me kamion në një treg të Krishtlindjeve të Berlinit.