Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ si dhe ‘Heqje apo dëmtim i vulave zyrtare’.
Policia thotë se pas një informate se një lokal i lojërave të fatit afër QMI-së është duke ushtruar veprimtarinë e saj, përkundër faktit së ishte mbyllur ditë më parë, kanë mbyllur atë dhe kanë arrestuar këta persona.
Të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Kuvendi i Kosovës ka votuar për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit në Kosovë.