Deputetët britanikë hodhën poshtë sot, për të tretën herë, Traktatin e tërheqjes së Brexit të arritur në nëntor mes Londrës dhe Brukselit, me 344 vota kundër dhe 286 pro.
“Pasojat e këtij votimi janë të rënda”, deklaroi kryeministrja Theresa May, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
“Skenari i vetëm tashmë është një Brexit pa marrëveshje më 12 prill”, theksoi kryeministrja britanike.