Në ambientet e Komunës së Gjilanit familja Çoçaj nga ky qytet i ka falur gjakun familjes Avdijaj nga Peja.
Falja e gjakut u bë para një numri të madh pjesëmarrësish, ku familja Çoçaj fali gjakun e familjarit të tyre, Qerim Çoçajt, i cili mbeti i vdekur kur kamioni që drejtohej nga anëtari i familjes Avdijaj nga Peja humbi kontrollin dhe shkaktoi aksident të rëndë.
Në mesin e atyre që morën pjesë ishte edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ishte iniciues i këtij pajtimi.
Ai ka vlerësuar lart gjestin e familjes Çoçaj.
“Ai ka lënë familjen e mrekullueshme, sot po shohim që Qerimi qenka gjallë, kjo falje është falë pjekurisë së madhe që ka treguar i biri i tij, Refiku, ky edhe ditën kritike e ka dëshmuar duke iu ftuar në varrim”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Haziri ka shtuar se rasti i familjes Çoçaj duhet jetë shembull që duhet ndjekur nga shumë familje të tjera.