Skip to content

Një në pesë fëmijë jeton në varfëri të skajshme

Një në pesë fëmijë në botë jeton në varfëri të skajshme, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF). Shifra përkon me 385 milionë fëmijë në botë, të cilët jetojnë me më pak se 1,9 dollar në ditë, ka treguar raporti i titulluar […]

Një në pesë fëmijë në botë jeton në varfëri të skajshme, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

Shifra përkon me 385 milionë fëmijë në botë, të cilët jetojnë me më pak se 1,9 dollar në ditë, ka treguar raporti i titulluar “Drejt mbrojtjes sociale për fëmijët në nivel global”.

Ndërkaq, 689 milionë fëmijë, apo gjysma e numrit total të fëmijëve, jetojnë në varfëri mesatare me më pak se 3,1 dollarë në ditë.

Sipas raportit, niveli i varfërisë te fëmijët është thuajse dyfish më i lartë se ai te të rriturit, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch

Gjysma e fëmijëve që jetojnë me më pak se 1,9 dollarë të ardhura ditore janë nga Afrika, kurse një e treta nga Azia Jugore.