Zvicra në Bazel nga ora 20:45 do të ndeshet me Danimarkën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Kjo është ndeshja e dytë për Zvicrën, pas fitores ndaj Gjeorgjisë. Në atë takim Granit Xhaka ishte nga fillimi, derisa Albian Ajeti hyri në pjesën e dytë, shkruan albinfo.ch.
Ajeti mund të nisë ndeshjen nga fillimi, kurse është e sigurt mungesa e Xherdan Shaqirit, i cili është i lënduar dhe është larguar nga ekipi i Zvicrës. Fabian Schar mund të mungojë për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj gjeorgjianëve.
Nati mundi Gjeorgjinë 2:0, në udhëtim, derisa kjo është ndeshja e parë për Danimarkën në këto kualifikime. Danezët të enjten luajtën miqësore me Kosovën 2:2, duke e barazuar rezultatin në kohën shtesë.
Pjesë e grupit kualifikues janë edhe Irlanda, Gjeorgjia dhe Gjibraltari.