Në listën që e ka bërë publike të premtën selektori i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld, nuk figuron emri i mesfushorit të Bayernit, Xherdan Shaqiri.
Lëndimi në ndeshjen me Shqipërinë e ka lënë Shaqirin jashtë loje edhe në ndeshjen e radhës së Zvicrës kundër Koresë së Jugut.
Ekipi zviceran që do të udhëtojë drejt Koresë së Jugut bashkë me pesëshen shqiptare: Valon Behrami, Blerim Xhemaili (të dy luajnë për Napolin), Pajtim kasapi (Fulham), Granit Xhaka (Borussia Mönchengladbach) dhe Admir Mehmedi (Freiburg).
Për ekipin e kombëtares zvicerane kjo është ndeshja e parë në Azi që nga shkurti 2005.
Në atë kohë ata fituan me Kobi Kuhn në Dubai kundër Emirateve të Bashkuara Arabe .
Koreja e Jugut është lojë testi që do të mbahet me ftesë të aziatikëve .
Për trajnerin Hitzfeld është hap i parë për Zvicrën drejt Kampionatit Botëror .
“Është një test stresi për ekipin tim . Udhëtim i gjatë , klimë tjetër . Loja është e vështirë. Megjithatë Koreja e Jugut është një përvojë e mirë . “, thotë Hitzfled.